Një shtetas britanik i ekstraduar në SHBA muajin e kaluar është deklaruar fajtor në Nju Jork si një nga hakerat më të mëdhënj në historinë e mediave sociale. Nga hakimi në korrik të 2020 u prekën 130 llogari, përfshirë ato të Barack Obamës dhe Joe Biden.
Joseph James O’Connor, 23 vjeç, i njohur si PlugwalkJoe, u deklarua fajtor dhe pritet të dënohet me 70 vite burg. O’Connor, i cili u ekstradua nga Spanja, hakoi llogari të shumta në Twitter dhe u kërkoi ndjekësve të dërgonin Bitcoin në një llogari, duke premtuar se do të dyfishonte paratë e tyre.
O’Connor u akuzua së bashku me tre burra të tjerë për mashtrim. Adoleshenti amerikan Graham Ivan Clark u deklarua fajtor në vitin 2021.
Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Kenneth Polite Jr, i përshkroi në një deklaratë veprimet e O’Connor si “dashakeqe”, duke thënë se ai “kishte ngacmuar, kërcënuar dhe zhvatur viktimat e tij, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm emocional”.
/abcnews.al