Seria e pamposhtur e Manchester City ka arritur në 21 ndeshje.
Sot skuadra e Pep Guardiolës ka barazuar me Real Madridin (1:1) në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Herën e fundit që “qytetarët” humbën ishte data 5 shkurt ndaj Tottenham (0:1). Që atëherë ata kanë 17 fitore dhe 4 barazime.
Më pas, Man City do të luajë si ndaj Evertonit (14 maj) në Premier Leagu , pas së cilës do të luajë ndeshjen e dytë kundër Real Madridit (17 maj). /G.D abcnews.al/