Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, në një intervistëtë dhënë për mediat vendase është shprehur se ato nuk janë as të vetëkënaqur, as naive dhe nuk duan që të ndjekin politikën e qetësimit me Turqinë.
Dendias është shprehur se është e rëndësishme që të mbahet një dritare e hapur për një mundësi të re për qeverinë e arshme.
“Ne kemi përgjegjësinë të mbajmë të hapur një dritare mundësie për qeverinë e ardhshme greke, që ne besojmë se do të jemi ne dhe për qeverinë e ardhshme turke, që të përpiqet me një qasje më të re për të zgjidhur mosmarrëveshjen tonë .”
Siç theksoi ai, nëse mund ta mbajmë këtë klimë që u krijua pas tërmeteve, do të jetë një sukses i madh.
“Para disa muajsh ishte ankthi që unë dhe Nikos Panagiotopulos të mbetnim në ministri sepse ishim në rrezik të një krize me Turqinë në çdo moment”.
I pyetur për mundësinë e një bashkëjetese paqësore të Greqisë dhe Turqisë , ai vuri në dukje se “do të ishte një shpërthim i mundësive pozitive”.
“Kjo presupozon nga ana e Ankarasë dhe qeverisë që do të shfaqet një qasje realiste ndaj mosmarrëveshjes sonë. Nëse është një qasje hegjemoniste brenda rajonit më të gjerë, Greqia sigurisht që nuk mund të pajtohet. Nëse është një qasje brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar, ka shumë hapësirë për të zgjidhur mosmarrëveshjen tone.
Unë besoj thellësisht se ne nuk jemi të dënuar të jemi në një marrëdhënie rivaliteti me Turqinë. Besoj se është më e thjeshtë të jesh në një marrëdhënie të mirëkuptimit të përbashkët në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Por siç thonë ata duhen dy për tango”, është shprehur ai.
Lidhur me qëndrimin e opozitës turke, ai tha se nuk mund të merret si shumë me vlerë asgjë që thuhet në një fushatë zgjedhore.
Ai kujtoi gjithashtu se ky është një koalicion i gjashtë partive që do të thotë vështirësi për të kaluar në pozicione realiste dhe shtoi se helenizmi ka pasur një përvojë të keqe me partinë e zotit Kilindaroglu, në parim që nga pushtimi i Qipros.
Lidhur me çështjet e energjisë, ai vuri në dukje se Greqia “ka vendosur që Egje është një industri turistike dhe jo një zonë kërkimi hidrokarburesh”.
Me rastin e Ditës së Evropës, ai theksoi se “askush nuk dyshon në pjesëmarrjen e Bashkimit Sovjetik të atëhershëm në betejën dhe fitoren kundër nazizmit”./abcnews.al