Përballë akuzave për diskriminim dhe ngacmim seksual, banka amerikane Goldman Sachs do t’u paguajë 215 milionë dollarë punonjësve të mëparshëm dhe aktualë.
Sipas deklaratës së përbashkët, marrëveshja përfshin rreth 2,800 punonjës në pozicionet e partnerëve dhe nënkryetarëve, në Nju Jork, nga korriku 2002 deri në fund të marsit 2023, dhe gjetkë në SHBA, nga shtatori 2004 deri në fund të marsit 2023, sipas Goldman Sachs së bashku me avokatin e paditësve.
Gjyqi kundër bankës së investimeve amerikane u caktua për 5 qershor. Padia kundër Goldman Sachs u ngrit në vitin 2010. Banka u akuzua për 75 raste të sjelljeve të papërshtatshme në vendin e punës (gjeste, komente të papërshtatshme, ngacmime seksuale) si dhe për diskriminim në pagë dhe mohim të promovimit të punonjësve femra për shkak të gjinisë së tyre.
“Qëllimi im në këtë rast ka qenë gjithmonë të mbështes gratë e fuqishme të Wall Street”, tha në deklaratë një nga paditësit, Alison Gamba.
Pas një dekade konflikti intensiv, të dy palët ranë dakord për ta zgjidhur çështjen. Ne do të vazhdojmë të përqendrohemi në ekipet, klientët dhe operacionet tona, tha Goldman Sachs në deklaratën e përbashkët.
/abcnews.al