Vieri i “lumtur” me “derbin” në gjysmë-finale: Ndeshje të tilla duhet të luhen çdo vit

schedule12:16 - 9 Maj, 2023

schedule 12:16 - 9 Maj, 2023

Të shumtë ishin legjendat e futbollit italian, por edhe botëror që dhanë një koment mbi “euroderbin” e mbrëmjes së nesërme, mes Milan e Inter në “aktin e parë” të gjysmë-finaleve, të UEFA Champions League.

Ditën e sotme në një intervistë të dhënë për mediat italiane, mendimin e tij mbi këtë përballje e ka dhënë dhe ish-“bomberi” i “zikaltërve” të Inter, Christian “Bobo” Vieri, i cili shprehet se ndeshje të tilla duhet të jenë çdo vit në një kompeticion elitar si UEFA Champions League.

“Tension i madh, por nga ai i miri. Nuk e di, të gjithë e ndjejnë dhe e menaxhojnë atë në mënyrën e tyre. Por ndryshe, për çfarë do të luani në Champions League? Duhen ndeshje të tilla çdo vit, për këtë luhet futboll”,- u shpreh gjatë intervistës “legjenda” e Inter. /i.m /abcnews.al