Inter do të ndeshet me Milanin të mërkurën në gjysmëfinale të Champions League. Mesfushori i Interit, Nicolo Barella, foli për faqen zyrtare të UEFA-s përpara Euroderbit.
Sezoni i Interit deri tani?
“Ka qenë sigurisht një sezon i vështirë dhe pak i çuditshëm me të gjitha uljet dhe ngritjet për mua dhe për ekipin. Por jam i lumtur që kam ende pak energji për këtë pjesë të fundit e cila është thelbësore.”
Performanca e ndryshme mes Champions League dhe Serie A?
“Duket e çuditshme, por ne kemi opunuar më mirë si grup në Champions se sa në ligë. Mund të jenë thjeshtë ndjesitë që merrni me një atmosferë të caktuar. Degjimi i asaj muzike të jep një shtysë shtesë. Nuk është aspak një justifikim, por ka ndeshje në të cilat pa vetëdije e vendos veten në linjë dhe gjen energjinë e duhur, kjo është Champions League.”
Kualifikimi i vështirë ndaj Portos?
“Po, mendoj se barazimi ndaj Portos ishte për zemra të forta, por tregoi se shpirti i ekipit është shumë fortë dhe se kemi vullnetin për të bërë diçka të jashtëzakonshme së bashku. Marrja në fushë me një grup lojtarësh që të gjithë kanë të njëjtin synim. Ky është çelësi për arritjen e objektivave që nuk e kishim imagjinuar kurrë se mund t’i arrinim në fillim të sezonit. Interi nuk kishte arritur në këtë fazë të Champions për shumë vite dhe nevojitet një frymë e fortë ekipore për të kaluar këtë vijë.”
Dy golat ndaj Benfica?
“Unë gjithmonë përpiqem të dal para portës, duhet edhe pak instikt. Ato ishin dy gola të mirë. Shumë të ndryshëm nga njëri tjetri. Por gjëja më e mirë ishte se sa vendimtare ishin ato për qëllimet tona. Ato ndihmuan ekipin, kjo është gjëja më e rëndësishme për ne dhe tifozët.”
Emocionet që ofron San Siro?
“Kur San Siro është plot me tifozë që thërrasin “kampionët”, e gjej veten duke menduar “ Ja ku jemi!”. Janë ndjesi të forta. Do të keni të dridhura, dhe vetëm një stadium si San Siro, një kompeticion si Champions League dhe tifozët e Interit mund t’ju japin ato.”
Çfarë mendoni për ndeshjen kudnër Milanit?
“Dhe tani derbi… Do të duhet zemër, guxim dhe forcë, por edhe të kuptuarit se është një ndeshje futbolli dhe për këtë arsye gjithçka mund të ndodhë dhe shumë faktorë të ndryshëm mund të jenë vendimtarë. Por e gjithë bota do ta ndjekë këtë ndeshje. Ne të gjithë do të jemi të lumtur që jemi në fushë në atë moment.”
A është Stankovic burimi juaj i frymëzimit?
“Epo, unë gjithmonë e kam thënë këtë për Stankovic sepse kurrë nuk kam shënuar kaq shumë gola. Duke parë se sa lehtë ai shënonte dhe luante futboll, guximi i tij i kombinuar me teknikën më tërhoqi gjithmonë vëmendje dhe më bënte të shikoja ndeshjet dhe të studioja mënyrën e tij të luajturit, duke praktikuar pasimet e tij, gjuajtjet e tij, madje dhe mënyrën e pozicionimit të tij në fushë. Do të doja të shënoja gola spektakolarë si ai, edhe pse kohët e fundit jam duke u përmirësuar në të shënuarit gola të bukur. Ai bëri histori me Interin.”/ h.ll/abcnews.al