“Dyshonte se e tradhtonte gruaja”, 45 vjeçari shqiptar që vrau vajzën në Itali: Do të vras dhe djalin

schedule12:54 - 8 Maj, 2023

schedule 12:54 - 8 Maj, 2023

Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e dyfishtë që ndodhur një ditë më parë në Itali, ku një 45 vjeçar shqiptar vrau me thikë vajzën e tij 16 vjeçare, një 51 vjeçar që dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij dhe plagosi këtë të fundit.

Mediat italiane shkruajnë se nga video që është shpërndarë në rrjetet sociale, e cila është një video e bërë nga autori i kësaj ngjarje Taulant Malaj, dëgjohet se ai ka rrëfyer se vajzën e tij e ka vrarë me vetëdije për ti shkaktuar dhimbje bashkëshortes.

“Nuk po të vras ​​se duhet të mbijetosh dhe të përjetosh gjithë dhimbjen, që ti më ke shkaktuar ”, dëgjohet të ketë thënë shqiptari në video.

Ndërkohë fillimisht u menduar se vdekja e 16-vjeçares erdhi pasi ajo kishte mbrojtur nënën.

Në video Taulanti shton se ka kërkuar që të vrasë edhe djalin e vogël vetëm 5 vjeç.

“Do të të vras ​​edhe djalin tjetër” .

Në momentin që ai është arrestuar ka qenë në kërkim të djalit tjetër 5-vjeçar./abcnews.al