Ministri i jashtëm kinez vizitë zyrtare në Europë, pritet të vizitojë Gjermaninë, Francën dhe Norvegjinë

schedule12:24 - 8 Maj, 2023

schedule 12:24 - 8 Maj, 2023

Ministri i Jashtëm kinez Qin Gang do të  udhëtojë në Europë për një vizitë zyrtare, që fillon nga sot deri të premten më 12 maj. Ai pritet të vizitojë Gjermaninë, Francën dhe Norvegjinë.

Zëdhënësi i ministrisë Wang Wenbin tha në një deklaratë se Qin do të takohet me homologët Annalena Baerbock, Catherine Colonna dhe Anniken Huitfeldt, përkatësisht.

Ministri Qin Gang tha se ai e konsideronte “të domosdoshme stabilizimin e marrëdhënieve kino-amerikane” pas një sërë “fjalësh dhe veprash të gabuara” që përkeqësuan marrëdhëniet mes dy vendeve.

Qin, në një takim të papritur në Pekin me ambasadorin amerikan, Nicholas Burns, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të ndryshojnë kursin për çështjen e Tajvanit dhe të mbrojnë parimin e “Një Kinë”.

“Një seri fjalësh dhe veprimesh të gabuara nga ana e Shteteve të Bashkuara kanë minuar marrëdhëniet pozitive të fituara me vështirësi të marrëdhënieve kino-amerikane,” tha Qin Burns, në raportin e diplomacisë së Pekinit.

/abcnews.al