Vihet nën kontroll zjarri i rënë para tre ditësh në Delvinë.
Ditën e sotme situata duket e qetë, megjithëse është nën monitorimin e vazhdueshëm nga forcat zjarrfikëse dhe prefekti i qarkut të Vlorës.
Për lokalizimin e flakëve ka ndërhyrë ushtria dhe zjarrfikëset nga Saranda, Delvina, Gjirokastra dhe Finiqi.
Aktualisht janë shuar vatrat e mëdha, por ekziston rreziku i riaktivizimit të vatrave të vogla.
Për tre ditë me radhë flakët kanë shkrumbuar disa hektarë me pyje në zonën e Llakopinës dhe Sirakatit./ABC News Albania 24/7