Thirrjet raciste ndaj Vlahovic, reagon Gianni Infantino

schedule10:21 - 8 Maj, 2023

schedule 10:21 - 8 Maj, 2023

“Në futboll nuk ka vend për racizëm.” Pas ndeshjes Atalanta-Juventus, e njollosur nga rasti “Vlahovic”, që solli edhe pezullimin për një minutë të ndeshjes, reagon edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Nëpërmjet një historie në profilin e tij në Instagram, kreu i FIFA-s dënon ashpër thirrjet raciste të bëra nga ultrasit zikaltër në Bergamo:

“Në futboll nuk ka vend për racizëm apo ndonjë formë tjetër diskriminimi. Fyerja raciste është absolutisht e papranueshme e drejtuar nga tifozët ndaj Dushan Vlahovicit, sulmues i Juventusit, gjatë ndeshjes së Serisë A kundër Atalantës.

Ky nuk është një episod i izoluar dhe kërkoj nga autoritetet kompetente që të garantojnë zbatimin e sanksioneve të ashpra për t’iu kundërvënë episodeve të tilla.

Unë dhe FIFA jemi përkrah Dusan Vlahovicit, kështu si ndaj çdo lojtari tjetër, trajneri, zyrtari të ndeshjes, mbështetësi ose pjesëmarrësi në një ndeshje futbolli, i cili i është nënshtruar diskriminimit racist.

Viktimat e këtij abuzimi duhet të mbështeten dhe autorët të ndëshkohen siç duhet nga autoritetet. Theksoj edhe një herë se fansat duhet të mbajnë qëndrim dhe t’u mbyllin gojën racistëve”.

Më pas mesazhi i fundit, i shkruar me germa të mëdha: “Një herë e përgjithmonë: Jo racizmit! Jo çdo forme të diskriminimit!”, shprehej Infantino./ h.ll/abcnews.al