Veliaj padi ndaj Berishës, sot seanca në GJKKO

schedule10:06 - 8 Maj, 2023

schedule 10:06 - 8 Maj, 2023

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paditur Sali Berishën për shpifje. Kryebashkiaku është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ku do të mbahet edhe seanca e parë e gjyqit kundër kreut të Foltores.

Padia ka të bëjë me akuzat që ka bërë ish kryeministri ditët e fundit për inceneratorin e Tiranës dhe të ashtuquajtura lidhje të tij me Iranin. Berisha deklaroi pak ditë më parë se Veliaj po pastron paratë e Gardës Revolucionare të Iranit. Për këto akuza, ai ka paraqitur një padi penale pranë GJKKO-së./abcnews.al