Masakrat në Serbi/ Vuçiç: Do të marrim masa shumë të ashpra që do ta ndryshojnë rrënjësisht shoqërinë serbe

schedule07:58 - 8 Maj, 2023

schedule 07:58 - 8 Maj, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç prezantoi dy masat pas masakrave që tronditën vendin ditët e fundit, ku mbetën të vrare 17 persona dhe u plagosën disa të tjerë. Siç ka thënë presidenti serb, këto janë “masa shumë të ashpra që do ta ndryshojnë rrënjësisht shoqërinë serbe”.

Masa e parë ka të bëjë me dorëzimin e armëve. Ata që nuk do t’i dorëzojnë do të përballen me burgim nëse i kanë të paligjshme. Masa e dytë ka të bëjë me reduktimin drastik, ose 90 përqind të armëve legale.

“Për herë të parë po vendosim detyrimin që ata që kanë leje të kontrollohen dy herë në vit – të marrin ftesë dhe brenda 48 orëve duhet të bëjnë një test për të parë nëse keni përdorur apo jo lëndë narkotike, e cila. do të vlejë edhe për gjuetarët. Në 99 për qind të rasteve kjo nuk ndodh, por ne në këtë mënyrë i parandalojmë ata që janë plotësisht të çmendur që të mund të kryejnë krime të tilla.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!