Ndeshja ndaj Werder Bremen, pasditen e ditës së djeshme pa “veteranin”, Thomas Muller të lënë jashtë formacionit titullar të Bayern Munich për të dytën herë radhazi, duke krijuar “panik” te tifozët “bavarezë”.
Mirëpo, ditën e sotme, tekniku Thomas Tuchel në një konferencë për shtyp e komentoi situatën e krijuar te klubi “bavarez”, teksa tha se të gjithë duhet të mësohen se vendime të tilla ekzistojnë.
“Të gjithë duhet të mësohemi me faktin se vendime të tilla ekzistojnë. Mënyra se si Thomas po e pranon situatën është e bujshme. E di që ai ka një rol të veçantë në këtë ekip, por problemi nuk është aq i madh sa dëshironi të duket”,- u shpreh Tuchel. /i.m /abcnews.al