“Kandidati djalë i mirë, por s’do ta marrim për dhëndër”, Rama në Rrëshen: Në tetor presim Samitin e Berlinit

schedule15:29 - 7 Maj, 2023

schedule 15:29 - 7 Maj, 2023

Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të diele në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit ka qenë në Rreshen.

Ama nga Rrësheni është shprehur se është çuditur kur për herë të parë e ka dëgjuar nga një kandidat që të thotë se është djali i mirë ndaj ta votojnë.

Kryesocialisti ndër të tjera është shprehur se nuk kemi ardhur për të kërkuar dhëndër dhe ai të thotë që është djalë i mirë, sipas tij Rrësheni ka nevojë për një person që punon.

Ai thotë që jam djalë i mirë por nuk kemi ardhur për të gjetur nuse, apo për të kërkuar nuse. Nuk kisha dëgjuar deri më tani se për zgjedhje të thotë se jam djalë i mirë. Mesa shikoj unë, ai i paska gjunjët copë, nuk e njoh fare por kam qeshur kur më thanë se thotë se jam djalë i mirë. Ti japësh zërin një gërdalle non grada, dhe një tjetri që është i pakorigjueshëm do të thotë që nuk je mirë dhe nuk di të gjykosh se çfarë është mirë dhe çfarë është keq”, ka thënë Rama.

Ndër të tjera kryetari i PS-së nga Rrësheni është shprehur se Shqipëria sot ndodhet kryelartë mes vendeve të zhvilluara dhe në tetor do të presë samitin e Berlinit.

Shqipëria sot është në pikën më të lartë në sytë e botës, dhe kurrë nuk është respektuar saç është respektuar sot, Shqipëria sot është e ulur në tryezën ë këshillit të bashkuar, me superfuqitë dhe me fuqitë e mëdha. Mes tyre është dhe flamuri ynë që asnjëherë nuk është valëvitur më lart se sot ndërkombëtarisht. Shqipëria ka drejtuar OSBE, priti të parin samit që BE bëri jashtë kufinjve të vet, Shqipëria përgatitet të presë në tetor Samitin e Berlinit që bëhet për herë të parë në Ballkan.

Nëse nuk do të kishim këtë mbështetje të madhe të aleatëve tanë të partnerëve tanë nuk do të kishim ulëse në Këshillin e Sigurimit, as Samitin këtu as atë në tetor, me këtë kemi arritur që ti japim vendit mbështetjen më të madhe. Kjo sjell rritjen e turizmit, të ekonomisë dhe të çdo gjëje tjetër”, ka thënë Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!