Vietnami ka regjistruar temperatura rekord prej 44.1 gradë Celsius. Mediat e huaja shkruajnë se një ditë më parë në një stacion meteorologjik në veri të vendit, është regjistruar temperatura prej 44.1 gradë celsius, e cila e kalon rekordin e mëparshëm kombëtar prej 43.4 gradë Celsius, të regjistruar më 20 prill 2019 në distriktin Huong Khe, provinca Ha Tinh, Vietnami Qendror.
Matja është bërë nga një stacion në provincën Tan Hoa (pjesa qendrore-veriore e vendit), sipas qendrës kombëtare të parashikimit meteorologjik.
“Është një rekord shqetësues në kontekstin e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale,” tha eksperti i klimës Nguyen Ngoc Hui nga kryeqyteti Hanoi.
Klima në Vietnam ndryshon sipas rajonit, por në përgjithësi vendi tani po hyn në muajt e tij më të ngrohtë. Azia Jugore ka përjetuar një valë të nxehti në pjesën më të madhe të muajit prill, ndërkohë që edhe vendet fqinje kanë shënuar temperatura rekord./abcnews.al

