Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vodhën sende me vlerë 230 mijë euro në vila/ Arrestohen 6 shqiptarë në Greqi, mes tyre një grua

schedule23:25 - 6 Maj, 2023

schedule 23:25 - 6 Maj, 2023

Gjashtë shqiptarë, mes të cilëve një grua janë arrestuar në Greqi për vjedhje. Bëhet fjalë për një bandë kriminale, e cila në mënyrë sistematike vidhte banesa në zona të ndryshme të Atikës. Mediat greke raportojnë se shumica e personave të arrestuar kanë një të kaluar të rëndë kriminale.

Anëtarët e bandës zgjidhnin rezidenca luksoze në periferitë veriore dhe jugore të Atikës dhe “gjuanin” momentin kur pronarët ishin larg. Mes personave që kanë rënë pre e vjedhjes është edhe një basketbollist i njohur amerikan, nga shtëpia e të cilit kanë vjedhur një orë të shtrenjtë dhe pasaportën.

Punonjësit e policisë kanë identifikuar 20 vjedhje nëpër shtëpi ku vlera totale e sendeve të vjedhura kalon shumën prej 230 mijë euro. Në banesat e të arrestuarve janë gjetur disa sende të vjedhura, para, një pistoletë, ndërsa janë konfiskuar një motor dhe dy makina të përdorura në vjedhjet. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!