Kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundi, Man City është pranë titullit teksa ndodhet 4 pikë më shumë se Arsenali.
Qytetarët mposhtën Leeds 2-1 në javën e 34 të Premier League falë dopietës së Gundoghan në minutat 19′ 27′. Ai gjithashtu mund të kishte realizuar hat-trick por gaboi nga pika e bardhë në minutën 84′. Leeds shënoi golin e vetëm me Rodrigo në 85′ por pa mundur të dali me pikë nga fusha e Etihad.
Ndërkohë, në ndeshjen e radhës, City luan në transfertë përballë Everton. SHIKO GOLAT
Në ndeshjen tjetër Chelsea fitoi 1-3 ndaj Burnemouth duke siguruar mbijetesën pas një sezoni katastrofik.
Fitore regjistroi dhe Tottenham duke mposhtur 1-0 Crystal Palace me golin e vetëm të Kane. /G.D abcnews.al/