Kryeministri Rama ka vizituar ambjentet e reja të Spitalit të Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan. Kreu i qeverisë i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë parë investimin e qeverisë me vlerë 1.7 milionë euro. Manasterliu u shpreh optimiste për shërbimin që do të ofrohet në ambjentet e reja të spitalit dhe përkushtimin e stafit mjekësor. Sipas ministres së Shëndetësisë është plotësuar i gjithë standardi i akreditimit, ndërkohë që certifikatën e akreditimit e dha kryeministri Rama.
Qyteti i Elbasanit ka Spitalin e ri të Urgjencës dhe Patologjisë. Kryeministri Rama ishte paraditen e të mërkurës në ambjentet e reja të spitalit, i cili është një investim i qeverisë që kap vlerën 1,7 milion euro. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se falë angazhimit edhe të stafit mjekësor të Spitalit Rajonal të Elbasanit, investimi i ri është realizuar në kohë rekord.
275 mijë banorët e Qarkut të Elbasanit do të kenë ambjente moderne shërbimi spitalor për urgjencën, kardiologjinë dhe neurologjinë. Shërbimi i Urgjencës ka një kapacitet prej 25 shtretër dhe do të ketë në brendësi edhe imazherinë.
Shërbimi i neurologjisë dhe reanimacionit të neurologjisë do të jetë i pajisur me aparatura moderne dhe me staf të specializuar.
Godina e Spitalit të Urgjencës në Elbasan është ndërtuar në vitin 1976 dhe për shkak të mungesës së investimeve për shumë vite ka qendruar në gjendje të degraduar. /ABC News Albania 24/7