Betohet para Biblës Mbreti Karl III: Bashkë do të shkojmë drejt rrugës së paqes

schedule12:23 - 6 Maj, 2023

schedule 12:23 - 6 Maj, 2023

Rituali ka nisur zyrtarisht. Kryepeshkopi i Canterbury-t do të kurorëzojë Mbretin Karl  III me kurorën e Shën Eduardit. Është një kurorë e bërë në vitin 1660 dhe peshon 2.27 kg.

Moderatori i Asamblesë së Përgjithshme i dhuroi Mbretit Biblën, mbi të cilën ai bëri betimin e kurorëzimit.

“A jeni i gatshëm të bëni betimin?” pyeti kryepeshkopi i Canterbury-t.

“Unë jam i gatshëm,” përgjigjet mbreti.

Më pas ai bën betimin e Deklaratës, duke u shprehur: “Unë, Karles, veproj solemnisht dhe sinqerisht, në praninë e Zotit, pohoj, dëshmoj dhe deklaroj se jam një protestant besnik”.

Betimi i parë bëhet në çdo kurorëzim, ndërsa i dyti bëhet në cilindo nga kurorëzimet apo hapja shtetërore e parlamentit të jetë e para. Ai i ka nënshkruar të dy betimet.

Më pas Mbreti shkoi në Altarin e Lartë, ku bëri dhe një lutje, duke u shprehur se bashkë me popullin do të shkojmë drejt rrugës së paqes/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!