Interi do të ndeshet sot kundër Romës në Olimpico dhe Romelu Lukaku pritet të jetë startues në këtë sfidë tepër të rëndësishme.
Edhe pse ende në alternim me sulmuesit e tjerë, belgu dëshiron të rikthehet titullar ashtu si në kohën kur Conte drejtonte skuadrën. Ditën e sotme, Lukaku dëshiron të jetë protagonist absolut dhe gjithashtu në mesjavë ndaj Milanit ai do të dëshironte të ishte titullar, por peshorja anon që Dzeko të jetë titullari në Champions, duke u bazuar edhe në zgjedhjet e fundit të Inzaghit në këtë kompeticion.
Megjithatë, Lukaku dëshiron ende të gjejë hapësirën e tij, veçanërisht sepse deri më tani në netët evropiane ka vënë firmën e tij dhe sinjalet e fundit që i janë dërguar Inzaghit sugjerojnë për “Big Rom” e vjetër.
Sot ndaj Romës pritet të jetë startues pas 90 minutave në stol në ndeshjen kundër Hellas Verona. Sulmuesi belg është i përkushtuar maksimalisht për të bërë maksimumin e tij që të ndihmojë Interin në këtë fazë finale dhe delikate të sezonit.
Gjithashtu raportohet se Lukaku është i gatshëm të reduktojë pagën e tij për të vazhduar të qëndrojë me fanellën zikaltër të veshur mbi supe, gjë për të cilën thuhet se ia ka komunikuar edhe Marotta-s./ h.ll/abcnews.al