Nga Hergi Llupi
Pasi një sukses me gjashtë gola i largoi ata nga rivalët e katërt më të mirë të Romës në mesjavë, përballja e ditës së sotme në kryeqytet sheh Interin që synon të ruajë formën e tij dhe të përgatitet moralisht dhe psikologjikishtë për përballjen më të rëndësishme të sezonit në mesjavë kundër Milanit në Champions League.
Interi ka fituar secilën nga katër ndeshjet e fundit për t’u rikuperuar nga një ecuri e tmerrshme në Serie A dhe për të siguruar një vend në gjysmëfinalet e Champions League. Nga ana tjetër, Roma është duke kaluar një moment jo të mirë në këtë fazë tepër delikate të kampionatit italian. Për herë të parë në vitin 2023, Roma ka dështuar të fitojë për tre ndeshje radhazi në ligë, dhe pas barazimit të së mërkurës ndaj Monza, ata janë në rrezik serioz të humbasin një rikthim të shumëpritur në Champions League.
Djemtë e Mourinhos kanë humbur pikë në tre ndeshjet e tyre të fundit, ku një humbje nga Atalanta, pasoi me një barazim nga Milani dhe një tjetër ndaj Monzës herën e fundit. Treshja e Lombardisë, Milani, Interi dhe Atalanta janë të treja mbi ose përkrah Romës në pesë ndeshjet e mbetura për t’u luajtur, kështu që ata do të jen dyfish të etur për të pushtuar zikaltërit e Interit në Olimpico.
Interi është në një formë të jashtëzakonshme kohët e fundit, ku të gjithë atë sezon të vështirë që ka kaluar në ligë, është duke u munduar për ta bërë të bukur dhe emocionues pikërisht tani në fund të saj. Pasi siguruan një biletë për në gjysmëfinalet e Champions League dhe pasi siguaruan finalen e Kupës së Italisë, zikaltërit e Inzaghit tashmë janë duke luftuar me armatim të plotë për një pozicion në top vendet e katërta të ligës italiane.
Inzaghi është i buzëqeshur sepse po sheh një mbrojtje kompakte dhe një sulm të etur për të shënuar gola në çdo ndeshje, me këta të fundit që udhëhiqen nga argjentinasi Lautaro Martinez, i cili pasohet nga një Lukaku i cili po bën gjithçka për të ndihmuar skuadrën në këtë fazë dhe me një Dzeko që përtej moshës apo karakteristikave të tij të ndryshme nga dy të parët, është duke shënuar dhe duke i dhënë forcë shtytëse skuadrës. Mbrojtja dhe mesfusha janë në një bashkëpunim total së bashku. Njëri repart mbyll kundërshtarët dhe fillon të hapë lojën, ndërsa tjetri qarkullon me mjeshtëri dhe ushtron presion përpara duke vënë kundërshtarët në vështirës.
Të dyja skuadrat do të bëjnë sot pa disa lojtarë. Roma nuk do të ketë në dispozicion turkun Celik, i ndëshkuar me karton të kuq, El Shaarawy me një problem muskular dhe qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Kumbulla, nuk do të jetë gjithashtu në dispoizicion të Mourinhos pasi përfundoi i dëmtuar duke humbur pjesën e mbetur të sezonit.
Nga ana tjetër, Interi do të bëjë pa D’Ambrosio për shkak të një dëmtimi muskular dhe pa Gosens i cili shënoi një super gol ndaj Lazios, por mbeti i dëmtuar në shpatull pasi ra në tokë.
Forma aktuale e të dyja skuadrave të bën të mundur të shohësh ndryshimin e tyre, por kjo nuk do të thotë se kjo formë tregon favoritin e kësaj sfide, pasi është një nga ato përballje që dhuron spektakël dhe emocion deri në sekondat e fundit të lojës. Roma në pesë ndeshjet e fundit të ligës ka arritur të marrë 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, ndërsa Interi 4 fitore dhe 1 barazim
Formacionet e mundshme
Roma pritet të futet sot në fushën e lojës me Rui Patricio në portë, ndërsa në mbrojtje pritet të jetë treshja Mancini, Cristante dhe Ibanez. Mesfusha mund të përbëhet nga Zaleëski, Bove, Matic dhe Spinazzola. Solbakken dhe Pellegrini do të jenë më të avancuar për të mbështetur Abraham në krye.
Nga ana tjetër, Interi pritet të futet në fushë me disa ndryshime prej herës së fundit ndaj Hellas Verona. Inzaghi mendohet të nisë sfidën me Onana në portë, Bastoni, De Vrij dhe Darmian në mbrojte. Dimarco, Mkhitarian, Brozovic, Barella dhe Dumfries priten të jenë titullarët e mesfushës, ndërsa sulmi do të gjejë Luakun dhe Correan./ h.ll/abcnews.al