Bullgaria gati të marrë përsipër koordinimin e NATO-s në Detin e Zi

schedule07:28 - 6 Maj, 2023

schedule 07:28 - 6 Maj, 2023

Bullgaria është teknikisht gati dhe ka personelin për të marrë përsipër koordinimin detar të Detit të Zi nga Komanda e Përbashkët Detare e NATO-s në Northwood, MB, tha të enjten komandanti i Forcave Detare Bullgare admirali Kiril Mihaylov. Ai shtoi se është çështje e një vendimi politik që ky funksion të transferohet në Bullgari.

Ai zhvilloi një vizitë dyditore në Bukuresht, ku zhvilloi bisedime me komandantin e Marinës Rumune, Ministrin e Mbrojtjes së Rumanisë dhe Shefin e Mbrojtjes së Rumanisë. Ai u shpreh i kënaqur me takimet.

Rasti i vizitës ishte ftesa zyrtare e komandantit të marinës rumune, admiral Mihai Panait, tha Mihajlov. “Marrëdhëniet mes marinave të Bullgarisë dhe Rumanisë janë mjaft të mira dhe shkëmbime të tilla vizitash në nivel komandantësh detarë janë tradicionale mes flotës sonë. Vetëm një javë më parë patëm mundësinë të ishim bashkë në Sofje gjatë Forumit të Detit të Zi, që ishte mbajtur në kryeqytet dhe për të diskutuar me aleatët tanë të tjerë dhe me vendet e rajonit të Detit të Zi për sigurinë në Detin e Zi”, shtoi Mihaylov, duke elaboruar për marrëdhëniet e mira mes dy flotave.

Mihajlov tha gjithashtu se janë planifikuar të mbahen disa stërvitje deri në fund të vitit 2023. Ai theksoi se Deti i Zi nuk duhet të bëhet vend konflikti dhe duhet të mbetet vend i tregtisë.

I pyetur për qendrën e koordinimit të NATO-s për Detin e Zi, Mihajlov tha se ajo jep rezultate jashtëzakonisht të mira. “Është një strukturë plotësisht e krijuar, funksionale që është e gatshme të marrë përsipër funksionin e koordinimit detar nga Komanda e NATO-s Northwood. Pra, ne jemi gati teknikisht, jemi gati me personel që është i përgatitur dhe di të operojë. Tani e tutje është çështje e një vendimi politik që ky funksion të transferohet në Bullgari”, shtoi ai.

Mihaylov shpjegoi se lufta e vazhdueshme në Ukrainë është sfida më e rëndësishme e vendeve të Detit të Zi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!