Rusët urdhërojnë evakuim të pjesshëm në Zaporizhja

schedule19:11 - 5 Maj, 2023

schedule 19:11 - 5 Maj, 2023

Forcat pushtuese ruse po përgatiten të evakuojnë zonat që gjenden në frontet e luftës në rajonin jugor ukrainas të Zaporizhjës, tha një përfaqësues lokal i instaluar nga Rusia.

“Autoritetet në Zaporizhja kanë vendosur që përkohësisht të zhvendosin banorët nga 18 vendbanime që janë afër fronteve të luftës brenda rajonit, për shkak të rritjes së granatimeve ukrainase”, shkroi në Telegram, Vladimir Rogov.

Qyteti i Enerhodarit, ku gjendet centrali bërthamor i Zaporizhjës – centrali më i madh në Evropë – është një prej lokacioneve që do të evakuohet, tha Rogov, shkruan REL.

Banorët e Tokmak dhe Poloi, por edhe të Kamianka dhe Rosivka, po ashtu janë urdhëruar që të evakuohen. Disa vendbanime të tjera, banorët e të cilave janë urdhëruar të evakuohen, gjenden 40 kilometra përtej frontit aktual të luftës.

Megjithatë, pritet që së shpejti të nisë një kundërofensivë e forcave ukrainase, pasi për disa muaj Kievi ka bërë përgatitje për të.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!