Shqiptarët po i kushtojnë gjithmonë e më tepër vëmendje sigurimit të jetës, por edhe edhe sigurimit nga dëmet që mund të vijnë nga forcat e natyrës, ku përfshihen zjarret apo përmbytjet. Sigurimet e jetës gjatë muajit janar-mars 2023, arritën rreth 416 milionë lekë, ose 30.44% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, në tre muajt e parë të këtij viti vihet re një rritje me 7.41% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me ët njëjtën periudhë të një viti më parë
Më tepër sensibilizim duket se ka pasur edhe për sigurimin në rast të Aksidenteve dhe Shëndetit. Kjo kategroi pësoi një rritje me gati 2%. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritet të Mbikqyrjes Financiare për tregun e sigurimeve në tre mujorin e parë të këtij viti në total ka pësuar një rritje me mbi 20%. në periudhën janar –mars të ardhurat në total nga kontatat e sigurimit kapën vlerën 5,1 miliardë lekë. numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 285,282 me një rritje prej 15.23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.
Por pavarësisht kësaj tendence përqendrimi i sigurimeve duket se është në kategorinë e sigurimeve të detyrueshme .
Segmenti i sigurimit të automjeteve është edhe ai që ka peshën më të madhe në këtë rritje. Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-mars 2023 arritën rreth 2,7 miliardë lekë, ose 9.83% më shumë se në muajin janar-mars 2022
Ndërkohë që vijojnë të ulen komisionet e ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik, duke arritur në një mesatare tregu prej 16%. Sa i përket pagesës së dëmeve, tendenca rritëse e vitit 2022, ka vijuar edhe në 3-mujorin e vitit 2023, me 10% rritje në vlerë të dëmeve të paguara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./abcnews.al