Surprizojnë Modric e Alaba, Ancelotti publikon listën e lojtarëve të grumbulluar për finalen e Kupës së Mbretit

schedule15:30 - 5 Maj, 2023

schedule 15:30 - 5 Maj, 2023

Pasditen e së shtunës, “galaktikët” e Real Madrid do të udhëtojnë drejt Seviljes, ku në “Estadio de La Cartuja” do të presin kundërshtarët e Osasuna, në finalen e Kupës së Mbretit, ndeshje në të cilën nuk pritet asnjë gabim nga ana e madrilenëve.

Sakaq, tekniku Carlo Ancelotti nuk i “fshihet” aspak rivalëve, teksa ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e nesërme, ku padyshim nuk mungojnë surprizat e bukura për futbolldashësit.

Tekniku italian ka vendosur të dërgojë të gjithë lojtarët e tij drejt finales, duke përfshirë kështu në listë edhe mbrojtësin e krahut të majtë të dëmtuar, Ferlan Mendy.

Surprizuese gjithashtu është rikthimi i David Alaba, i cili ishte në dyshim, si dhe grumbullimi i Luka Modric, i cili vetëm 2 ditë më parë thuhej se e kishte të pamundur për të zbritur në fushë në finalen e Kupës. /i.m /abcnews.al 

Lista e plotë: