Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi masën e vendosur nga gjykata e shkallës së parë, atë të arrestit me burg për Mihal Kokedhimën. Seanca ndaj tij u zhvillua një ditë më parë dhe pala mbrojtëse ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie për 51 vjeçarin.
Kokëdhima sulmoi disa turistë spanjollë të cilët kishin drekuar në lokalin e tij në Porto Palermo. Mihal Kokedhima do të vazhdojë të qëndrojë pas hekurave.
Apeli i Vlorës la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 51 vjeçarin.
E njëjta masë u dha edhe nga gjykata e Shkallës së parë në Vlorë më 18 gusht.
Seanca ndaj Kokëdhimës është zhvilluar një ditë më parë në gjykatën e apelit, ndërsa trupi gjykues është përberë nga Skënder Damini, Klodiana Gjyzari dhe Petrit Aliaj. Prokuror ishte Kleant Zeka.
Kokëdhima nuk është përfaqësuar nga të njëjtët avokat, por në këtë seancë mbrohej nga avokati Gezim Veleshnja.
Pala mbrojtëse e Kokedhimës ka kërkuar një masë sigurie më të lehtë për Kokëdhimën, i cili akuzohet për tre vepra penale,”Shkatërrim të pronës“, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “kanosje”.
Seanca ndaj tij u bë me dyer të mbyllura.
Mihal Kokedhima u përfshi në konfliktin me turistët spanjolle në restorantin e tij Panorama në Porto Palermo, objekt i cili tashmë është shembur gjatë një aksioni të IKMT pasi rezultonte pa leje./ABC News Albania 24/7