Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj një 20 vjeçari, i cili ka qëlluar me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve në oborrin e një shkolle.
Sipas policisë ka nisur procedimi penal për shtetasin F. Sh., pasi një ditë më parë, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve. Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policë./abcnews.al