Ekuadori vendi i bashkimit, zbulohen lidhjet e “Klanit Farruku” me grupin “Ndrangheta”

schedule10:58 - 5 Maj, 2023

schedule 10:58 - 5 Maj, 2023

Europol dy ditë më parë ka zhvilluar një operacion ndërkombëtar kundër grupeve kriminale për shpërndarjen e drogës në Evropë.

Në megaoperacioni është zhvilluar në kuadër të hetimeve të zhvilluara për grupin me të madh kriminal atë të Ndraghetës. Në këtë operacion kanë marrë pjesë autoritete nga Italia, Gjermania, Belgjika, Portugalia dhe Spanja.

Sipas mediave mësohet e nga ky operacion ndërkombëtar janë arrestuar 155 persona në tre vende dhe ka 23 urdhër-arreste të tjera për t’u ekzekutuar. Është një operacion ndërkombëtar me më shumë se 2770 agjentë të përfshirë.

Gjatë hetimeve u bë e mundur të llogariteshin deri në 280 kilogramë heroinë dhe 100 kilogramë kokainë nga Amerika e Jugut , konkretisht nga Kolumbia.

Operacioni zbuloi gjithashtu degëzimin e pabesueshëm të Ndrangheta, mafia më e fuqishme në Itali, si në Italinë veriore, por edhe në vende si Belgjika dhe Gjermania.

Megjithëse operacionet kundër klanit Farruku dhe mafies Ndrangheta ishin të pavarura, raportet nga autoritetet evropiane zbulojnë se të dyja organizatat ishin të lidhura: pika e tyre e takimit është Ekuadori dhe trafiku i drogës.

“Klani Farruku”, sipas Garda Civile Spanjolle kishte kapacitetin e madh logjistik si forcën falë një rrjeti të gjerë kontaktesh dhe emisarësh në pjesë të ndryshme të botës.

Në Ekuador, për shembull, Farruku kishte si emisar Ergys Dashin , i cili mbërriti në vend në vitin 2018 dhe ishte përgjegjës për koordinimin e dërgesave të kokainës përmes porteve të provincave bregdetare të Ekuadorit.

Një nga ato dërgesa u largua nga Ekuadori në fillim të vitit 2022, por nuk u përfundua. Agjentët e Gardës Civile spanjolle kapën dy ton kokainë që ishte kamufluar në një enë peshku ekuadorian.

Një ditë pas konfiskimit, që ishte një nga pistat kryesore për të arritur shpërbërjen e Klanit Farruku, Ergys Dashi u vra nga dy persona teksa po hante në një restorant në Guayaquil.

Ndër të tjera në artikull thuhet se lidhja mes këtyre grupeve kriminale nuk ndalet me kaq, pasi pas goditjes së mafias Ndrangheta , Europol raportoi se kjo organizatë merrej me tregtinë e kokainës që vinte nga Amerika e Jugut dhe se aleatët kryesorë të saj ishin Clan del Golfo në Kolumbi dhe mafia shqiptare me qendër në Ekuador.

Përveç kësaj, ata gjurmuan një lëvizje parash prej 24.6 milionë dollarësh, e cila kalonte në gjashtë vende, dhe një prej tyre është Ekuadori. Këto para, pjesërisht, u riinvestuan në blerjen e makinave dhe sendeve luksoze . Dhe u financuan aktivitete biznesi në Francë, Portugali dhe Gjermani, si kompanitë e larjes së makinave./abcnews.al