Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lavrov: “Çdo vend që respekton veten” do refuzonte të fliste me Zelensky pas sulmit në Kremlin

schedule10:26 - 5 Maj, 2023

schedule 10:26 - 5 Maj, 2023

Ministri i Jashtëm i Rusisë ka thënë se “çdo vend që respekton veten”  duhet të shmangë kontaktet me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy pas sulmit të me dron në Kremlin.

“Sa i përket sulmit terrorist mbi Kremlinin dhe mbi rezidencën e liderit të shtetit, ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë. Mendoj se nuk duhet të presim më incidente dhe provokime,” tha Sergei Lavrov.

“Ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm të përballemi me pasojat e përpjekjeve të SHBA për të furnizuar Ukrainën me armë. Mendoj se të gjithë e kuptojnë se ajo që po ndodh është gjeopolitike.

Pa zgjidhur problemin kyç gjeopolitik, që është dëshira e Perëndimit për të ruajtur hegjemoninë dhe për të diktuar vullnetin e tij mbi të gjithë, pa zgjidhur këtë, asnjë krizë nuk do të zgjidhet asnjëherë dhe në asnjë vend,” theksoi ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!