Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi Serbinë mbrëmjen e djeshme, ku një 21-vjeçar ka qëlluar për vdekje 8 persona ndërsa 14 kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë pas 8 orësh autori më në fund është arrestuar.
Ndërsa krimi makabër ka shokuar mbarë vendin, detaje të reja janë bërë publike. Një nga viktimat është gjetur nga nëna e tij në oborrin e shkollës.
Përkatësisht, ai ka dalë nga banesa në mbrëmje për të takuar shokët e tij në oborrin e shkollës. Duke qenë se ai nuk i është përgjigjur telefonit të nënës së tij, e cila e ka telefonuar me këmbëngulje, ajo ka shkuar në oborrin e shkollës dhe ka gjetur djalin e saj të gjakosur.
Në atë moment ai ishte ende gjallë, por pavarësisht se u dërgua në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
/abcnews.al