Klubi i AF Elbasanit është shpallur sot fitues në Grupin B të Kategorisë së Dytë, në mbylljen e sezonit të rregullt për këtë kampionat.
Ekipi e ka mbyllur garën në këtë sezon me 18 fitore e 4 barazime, pa regjistruar asnjë humbje dhe në fund arriti të bënte diferencën ndaj Pogradecit për të siguruar ngjitjen direkte.
Ata kanë festuar me trofeun e tyre, në ceremoninë e organizuar nga FSHF në fund të ndeshjes së fituar me shifrat 6-0 ndaj Tepelenës.
Tashmë ekipi do të përqendrohet te një tjetër objektiv, ai i shpalljes kampioni i Kategorisë së Dytë, në finalen që luan ndaj fitueses së Grupit A, Vorës. Sfida në fjalë është planifikuar që të luhet më datë 11 maj në “Air Albania”, në orën 18:00. /G.D abcnews.al/