Belgjika përgatit paketën e dytë të ndihmës ushtarake për Ukrainën

schedule14:04 - 4 Maj, 2023

schedule 14:04 - 4 Maj, 2023

Kryeministri belg Alexander De Croo, ka deklaruar se Belgjika po përgatit një paketë të dytë të ndihmës ushtarake për Ukrainën.

De Croo tha se është e rëndësishme të tregojmë solidaritet me Ukrainën për të ndihmuar vendin të mposhtë pushtimin mizor dhe të paligjshëm.

Ai madje e krahasoi luftën në Ukrainën me Luftën e Dytë Botërore, duke theksuar se nuk ka dyshim se vendi do të kërkojë mbështetje të mëtejshme në të ardhmen.

/abcnews.al