Dyshohet infarkt, vdes 35-vjeçari brenda një banke në Pogradec

schedule13:19 - 4 Maj, 2023

schedule 13:19 - 4 Maj, 2023

POGRADEC- Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambientet e një banke të nivelit të dytë.

Ai kishte shkuar në bankë për të kryer veprime bankare dhe dyshohet se ka pësuar infarkt. Abc News mëson se i riu ka mbërritur i vdekur në spitalin e Pogradecit.

Personi, i cili ka ndërruar jetë është Jonel Dushku nga fshati Leminot. Policia dhe grupi hetimor po mbledhin provat dhe po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!