Elbasan Prekaj është emigrant shqiptar që njihet si ‘ariu’ i Finlandës, pasi është kampion në sportin e ‘Strong Men’.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka zbuluar se si ka nisur të merret me këtë sport. Madje, ka befasuar teksa ka treguar që pasha më e rëndë që ka tërhequr është një kamion 10 ton.
“Unë me këtë sport jam njohur shumë vonë, diku në moshën 26-27-vjeçare. Para këtij nuk kam qene asnjëherë në fitness, pata një lëndim te supet dhe shkova për operim, edhe gjatë ushtrimeve aty vërejta që kam forcë natyrale. Edhe aty lindi ideja e këtij sporti. Trajneri i fitnessit më tha ta provojmë një herë nëse ti ke forcë natyrale dhe fillova kërkimet në internet.
Pesha më e rëndë që kam tërhequr është kamioni 10 ton. Kur u paraqita në fitness herën e parë, e provova brenda dy javëve e ngrita nga toka një disiplinë 190 kg. Dikujt i duhet një jetë të tërë me e ngrit 100 kg, aty e verejta që kam forcë natyrale, e kam të lindur, është talent”, tha ndër të tjera Elbasani./abcnews.al