Shiste drogë për të paguar operimin e nënës, dënohet shqiptari në Britani

schedule19:56 - 27 Gusht, 2019

schedule 19:56 - 27 Gusht, 2019

Një 23 vjeçar shqiptar është dënuar me tre vite e gjysmë burg për posedim dhe shpërndarje kokaine në Britaninë e Madhe.

Abdul Cakali, u kap teksa po ngiste një makinë tip ‘Vauxhall Astra’ në Southborough pranë Mançesterit. Policia britanike gjatë kontrollit i gjeti 23-vjeçarit 42 pako çamçakëza, brenda së cilave kishte fshehur kokainën. Cakali kishte hyrë në Britaninë e Madhe ilegalisht. Autoritetet britanike gjatë hetimeve zbuluan se Cakali kishte falsifikuar patentën me të cilën udhëtonte. Ai posedonte një patentë të falsifikuar portugeze me emrin Alfred Santos.

Ai pranoi akuzat dhe deklaroi se kishte qenë i detyruar të shiste drogë, pasi i duheshin të hollat, për të mundësuar operimin e nënës së tij në Shqipëri.

Por megjithë deklaratat e Cakalit, gjykata nuk i mori parasysh justifikimet e tij dhe e deklaroi fajtor, për veprën penale të “posedimit të lëndëve narkotike” dhe “falsifikim dokumentash” dhe vendosi ta dënojë me 3 vite e gjysmë heqje lirie. Pritet që pas shlyerjes së dënimit Cakali të deportohet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!