Gjilan/ Plagoset me thikë një i mitur, arrestohet autori i dyshuar

schedule10:33 - 4 Maj, 2023

schedule 10:33 - 4 Maj, 2023

Një person është arrestuar ditën e djeshme në Gjilan, pasi ka goditur dhe plagosur me thikë një të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në kampusin e shkollave të mesme në këtë qytet.

“Rr. Zija Shemsiu –Kampusi i shkollave të mesme, Gjilan 03.05.2023-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të moshës së mitur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se viktima ndihmën e parë  e ka pranuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas  është dërguar në QKUK, në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Kosova Press