Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Juventus rikthehet te fitorja dhe ngjitet në vendin e 2-të

schedule19:57 - 3 Maj, 2023

schedule 19:57 - 3 Maj, 2023

Pas 4 ndeshjes radhazi pa fitore, Juventusi ka mundur 2-1 në shtëpi Leccen në javën e 33 të Serie A.

Kjo fitore e ngjit përkohësisht Juventusin në vendin e 2 me 63 pikë, në pritje të sfidës së mbrëmjes ku Lazio luan ndaj Sassuolos.

Sa i përket ndeshjes, golat për ekipin e Allegrit u realizuan nga Paredes dhe Vlahovic, ndërsa për miqtë shënoi Ceesay me penallti.

Në ndeshjen e radhës, Juventus luan në transfertë përballë Atalantës.

Ndërkohë, fitore arriti dhe Atalanta e cila mposhti 3-2 Spezian duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 4. SHIKO GOLAT G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!