Trajneri i Romës, Jose Mourinho, mund të marrë drejtimin e Paris Saint-Germain.
Trajneri aktual Christophe Galtier, nuk ka gjasa të mbajë detyrën për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit e klubit tashmë janë në kërkim të një zëvendësuesi të përshtatshëm për të. Sipas Foot Mercato, PSG ka hyrë në negociata me Mourinhon.
Kontrata e trajnerit portugez me Romën llogaritet deri në fund të sezonit të ardhshëm. Më parë, Zinedine Zidane dhe Thiago Motta ishin ndër pretendentët për stolin e PSG.
Jose Mourinho është në krye të Romës që nga vera e vitit 2021. Vitin e kaluar ai udhëhoqi skuadrën drejt fitores në Ligën e Konferencës, ndërsa këtë sezon tashmë ka arritur t’i çojë romakët në gjysmëfinale të Europa League. /G.D abcnews.al/