Shefi i Departamentit të Policisë në Beograd, Veselin Miliç, tha se 14 vjeçari që vrau 8 fëmijë dhe një roje si edhe plagosi disa të tjerë në një shkollë, e kishte planifikuar masakrën një muaj më para. Ai kishte bërë një skicë se si do të kryente lëvizjet si edhe një listë të fëmijëve që do të vriste.
Shefi i policisë tha se arma e përdorur në krim është marrë nga banesa nga babai i studentit të dyshuar. Me të mbërritur në shkollë, i mituri ka nxjerrë menjëherë një armë nga çanta dhe ka qëlluar rojen e sigurisë.
“Ai kishte planifikuar ta bënte këtë, kjo ishte një listë e fëmijëve që planifikonte t’i vriste. Ai vetë bëri një plan për të hyrë në shkollë dhe për t’u larguar më pas, e cila u gjet në tavolinën e tij. Skica duket si nga ndonjë lojë apo ndonjë film horror, gjë që tregon se ai ka planifikuar në detaje se si të hyjë në cilën klasë dhe si të qëllojë fëmijët”, tha Miliç.
/abcnews.al