Lionel Messi është pezulluar nga Paris Saint Germain për dy javë pas udhëtimit të tij të paautorizuar në Arabinë Saudite dhe klubi gjithashtu do të mbajë një pjesë të pagës së yllit argjentinas.
Ylli argjentinas merr një pagë bruto prej 40.5 milionë euro në vit, e treta më e lartë në klub pas Neymar dhe Mbappe.
Pra Messi merr afërsisht 3.3 milionë euro në muaj dhe 1.556.692 euro çdo dy javë, një shifër monstruoze që jep një ide për burimet e mëdha ekonomike të parizienëve./ h.ll/abcnews.al

