Të shtënat me armë në një shkollë në Beograd, dyshohet se humbën jetën 8 persona

schedule10:52 - 3 Maj, 2023

schedule 10:52 - 3 Maj, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot ë Beograd, ku si pasojë e të shtënave në një shkollë dyshohet se kanë humbur jetën 8 persona mes të cilëve roja e sigurisë dhe një mësuese dhe janë plagosur dhe disa të tjerë.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit, ku një nxënës i klasës së shtatë ka hapur zjarr ndaj bashkëmoshatarëve të tyre.

Sipas mediave edhe pse akoma nuk ka një konfirmim nga policia numri i viktimave është 8 dhe është vënë në pranga nga policia autori i kësaj ngjarje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën e historisë, ku adoleshenti sulmues ka hyrë në klasë dhe ka qëlluar mbi bashkëmoshatarët me armën e babait të tij.

Ndërkohë tre fëmijë janë shtruar në Klinikën Universitare të Fëmijëve, dy janë në gjendje stabile, ndërsa një fëmijë në gjendje kritike.

Sipas informacioneve jozyrtare më shumë se dhjetë fëmijë të plagosur janë transportuar në Qendrën Emergjente. I plagosuri i parë ishte një roje sigurie, i cili vdiq menjëherë pas të shtënave.

Një nga prindërit i tha N1 se vajza e tij doli me vrap nga klasa gjatë të shtënave dhe se sulmuesi ishte shoku i saj i shkollës.

“Vajza ime ishte pikërisht në atë klasë, ajo ishte në klasë ku djali qëlloi të shtënat e para në drejtim të mësuesit dhe më pas filloi të qëllonte mbi fëmijët që ishin nën tavolina dhe fëmija im vrapoi jashtë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!