Pas një gjumi letargjik 20 vjeçar, derbi Milan-Inter rikthehet në nivelin më të lartë evropian dhe më 10 maj ato do të përballen në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së vlefshme për Champions League.
Shtëpia më e madhe e Italisë, “San Siro” do të përjetojë një emocion të jashtëzakonshëm atë mbrëmje, me tifozët të cilët do të mbushin stadiumin ikonik.
Sipas mediave italiane, “San Siro” është shitur totalisht, pra “sold out”. Në këtë përballje mes tyre, në tribunë do të priten pak më shumë se 72 mijë tifozë, duke kaluar në këtë mënyrë edhe rekordin e vendosur në sfidën Milan-Tottenham.
Gjithashtu edhe ndeshja e kthimit pritet të ketë mbi 70 mijë tifozë, dhe në fakt ndoshta më shumë se 72 mijë që do të grumbullojë në ndeshjen kur Milani është pritës, pasi zikaltërit e Interit kanë treguar që kur janë ekip pritës, thyejnë rekorde në ndeshje të mëdha./ h.ll/abcnews.al