Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Greqia ndalon partinë neo-naziste të konkurrojë në zgjedhjet e 21 majit

schedule08:12 - 3 Maj, 2023

schedule 08:12 - 3 Maj, 2023

GREQI- Qeveria greke ka ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhjet e përgjithshme të vendit të 21 majit partinë politike të lidhur me grupin neo-nazist Agimi i Artë.  Sipas transmetuesit publik ERT, Partia Kombëtare, e themeluar nga ish-deputeti i grupit Agimi i Artë, Ilias Kasidiaris, i dënuar për krime, është ndaluar të konkurrojë në zgjedhje nga Gjykata e Lartë e Greqisë.

Vendimi i gjykatës u bazua në një ligj që parandalon të dënuarit për krime të rënda të kërkojnë poste. Javën e kaluar, Gjykata e Lartë e Greqisë ndaloi edhe dy parti të tjera të ekstremit të djathtë, Unionin Patriotik dhe Partinë Patrida, të konkurrojnë në zgjedhje/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!