Pasi refuzoi sërish të japë dorëheqjen, guvernatorja e Hong Kong Kerri Lam premtoi tolerancë zero ndaj autorëve të trazirave. Por njëkohësisht ajo refuzoi ndërhyrjen e ushtrisë së Kinës në vend
Kerri Lam përjashtoi mundësinë e dorëheqjes nga posti i guvernatores së Hong Kong pas më shumë se dy muajsh protestash pro demokracisë, duke pretenduar se situata aktuale kërkon përgjegjësi dhe së ajo të bëjë çfarë është e mundur për të rivendosur ligjin dhe rendin.
Gjatë një konference për shtyp ajo premtoi tolerancë zero kundër dhunës duke këmbëngulur për realizimin e platformës së dialogut. Ajo tha se ishte takuar me një grup të rinjsh, mes të cilëve dhe disa që kishin marrë pjesë në protestë. Ndërsa e pyetur për kërkesat e manifestuesve ajo theksoi se nuk kishte përgjigje, por çështja qëndronte se ato kërkesa nuk duheshin pranuar
Sipas saj, qeveria është ende optimiste se mund të menaxhojë trazirat pa pasur nevojë për ndihmën e ushtrisë kineze. Në këtë mënyrë Lam iu përgjigj pyetjes në se kishte ardhur moment për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme./ABC News Albania 24/7