Frrok Gjini pranon mandatin e deputetit, zëvendëson Benet Becin në Kuvend

schedule19:29 - 2 Maj, 2023

schedule 19:29 - 2 Maj, 2023

Frrok Gjini ka pranuar mandatin e deputetit. Ai do të zëvendësojë Benet Becin pasi la mandatin për të kandiduar për bashkinë e Shkodrës. KQZ ftoi Gjinin për të marrë mandatin pas refuzimit të Ilir Beqajt për të zëvendësuar Becin. Mandatin pritet t’ja japë KQZ gjatë mbledhjes së nesërme.

Kujtojmë që në fillim të Prillit morën mandatin edhe katër deputetë të rinj. Shkëlqim Bullari nga radhët e PS zuri vendin e Besjan Ajazit, i cili kandidon për bashkinë e Gramshit. Asllan Dogjani mori mandatin pasi Belind Këlliçi hoqi dorë për shkak të kandidaturës për bashkinë e Tiranës.

Lodovik Hasani pasoi Zef Hilën në Shkodër, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërsa Qani Xhafa zuri karrigen e Luçiano Boçit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit./abcnews.al