Në publik pa shami, Irani heton dy aktore të famshme

schedule17:18 - 2 Maj, 2023

schedule 17:18 - 2 Maj, 2023

Dy aktore të famshme iraniane janë vënë në shënjestrën e policisë iraniane për mosmbajtjen së hixhabit. Bëhet fjalë për aktoret Afsaneh Bayegan dhe Fatemeh Motamed-Arya. Ata u vunë nën hetim pasi morën pjesë në një event në nderim të aktorit Atila Pesyani, pa mbajtur shaminë.

Si Bayegan ashtu edhe Motamed-Arya kanë shprehur më parë mbështetjen për lëvizjen protestuese që filloi me gratë dhe më pas u përhap në një pjesë të madhe të popullit. Protestat nisën pas vdekjes së 22 vjeçares Mahsa Amini, e cila u arrestua se nuk mbajti shaminë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!