Bursa po zhvillohet, Vokshi: E domosdoshme për çdo kompani, benefitet dhe risqet e saj

schedule14:44 - 2 Maj, 2023

schedule 14:44 - 2 Maj, 2023

Bursa shqiptare ka hedhur hapat e parë, ndërsa një kompani private e mikrokredisë është kuotuar në të. Qeveria ka miratuar së fundmi një strategji 5-vjeçare me qëllim futjen në bursë edhe të kompanive me kapital shtetëror.

E ftuar në edicionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News,  për të folur në lidhje me këtë temë ka qene Nada Vokshi, Administratore e bursës ALSE.

Vokshi tha se strategjia e mirë rafinuar nga qeveria është një lajm shumë i mirë për zhvillimin e tregjeve të kapitalit.

Lajmi i javës së kaluar ishte një lajm i mirë për zhvillimin e tregjeve të kapitalit. Më në fund kemi një strategji të mirë rafinuar.

Tregjet e kapitalit janë zhvilluar me iniciativë edhe të shtetit. Strategjia e miratuar javën e kaluar kë një plan konkret masash, për të arritur në vizioni ne qeverisë dhe ynë bashkë, për zhvillimin e tregjeve të kapitalit që të përfitohet.

Do të doja të theksoja se ekzistenca e bursës duhet të jetë e garantuar për çdo ekonomi” tha ajo.

Vokshi tha se në bursë mund të listohen, si kompani shtetërore, ashtu edhe private, por patjetër me disa kritere.

Ky institucion është licencuar në vitin 2017 dhe ka nisur aktivitetin në vitin 2018. Kjo bursë nga tre segmente tregjesh, kryesor, standard dhe hyrës, ku mund të listohen kompani private dhe shtetërore, që duhet të plotësojnë disa kritere.

Ata duhet të kenë një kapital  të paktën prej 2 milion euro për ata që duan të listohen në tregun kryesor dhe 64 milion lekë për ata në standard.

Po ashtu ka kriteret që lidhen më madhësinë e ofertës, ka një minimum të caktuar po ashtu.

Krahas këtyre, bursa ka edhe një segment të tretë që është ai hyrës, ku është më e lehtë për t’u listuar” shtoi Vokshi.

Në lidhje me faktin se pse nisi në këtë moment, Vokshi tha se tanimë legjislacioni është i plotë dhe po ashtu institucioni plotëson kriteret teknike dhe ka infrastrukturë të plotë.

Vokshi shtoi po ashtu se benefitet e një tregu me kapital të zhvilluar janë të shumta, pasi do të thotë rritje ekonomike për të gjithë.

Sot është momenti, legjislacioni është në vend, pra kemi një kuadër ligjor të plotë. Nga ana tjetër kemi një institucion që plotëson kriteret teknike dhe ka infrastrukturë të plotë.

Benefitet e një tregu me kapital të zhvilluar janë të shumta, do të thotë rritje ekonomike për të gjithë.

Ndihmon ne diversifikimin e portofolit të investitorëve” theksoi administratorja.

Kompanitë mund të listohen në bursë pasi përfundon periudha e ofertës që zgjat një muaj, bëri të ditur Vokshi, ndërsa shtoi se deri më tani kompanitë private që kanë pasur emetime janë ato financiare.

Përpos këtyre të mirave, kjo ka edhe risqet e veta. Vokshi tha se investimet financiare shoqërohen me risqe  përkatëse, por titujt i listuar në bursë janë më të preferuar për investitorët për shkak të transparencës dhe informacion financiar që jep në mënyrë periodike.

Nga pikëpamja e investimit ka risqe. Investimi në instrumenta financiare shoqërohet më risqe përkatëse.  Të gjithë emetuesit, kanë detyrimin ligjor të përgatisin një prospekt, që flet për historikun, të dhënat, planet për të ardhmen. Ky prospekt përmbledh të gjithë informacionin e nevojshëm.

Ky titull i listuar në bursë është më i preferuar se ai që nuk  është listuar për shkak të disa arsyejeve.

Kompania që listohet në bursë ka detyrime për të publikuar informacion periodik mbi situatën e saj financiare dhe kështu investitori ndjehet më të sigurt.

Emetuesit, i nënshtrohen edhe detyrimeve ligjore për transparencë. Ka risqe, por informacioni është disponibël” u shpreh Vokshi.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!