Dogjën banesën në Vlorë, gjykata lë në burg dy autorët, në kërkim ish dhëndri

schedule14:02 - 2 Maj, 2023

schedule 14:02 - 2 Maj, 2023

Gjykata e Vlorës ka lënë n burg dy autorët e dyshuar, që dogjën një shtëpi në Llakatund.

Gazetari Elton Nika raporton për ABC News se të arrestuar janë shtetasit nga Kosova, Gezim Bacaj dhe Durim Kelmendi, ndërsa vijon të jetë në kërkim Haki Bajraktari ish-dhëndri i pronares së shtëpisë.

LEXO EDHE: EMRAT/ Tentuan të vrisnin të moshuarën dhe nipin e saj në Vlorë, shkon në 2 numri i të arrestuarve

Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë, ku ish dhëndri dyshohet se pasi është ndarë nga e dashura, i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte djali i saj dhe nëna 70 vjeç.

Sipas informacioneve mmësohet se Gezim Bacaj akuzohet se ndihmoi të dhunonte dhe me pas ti vinte flaken baneses ku jetonte ish vjehra dhe thjeshtri i shtetasit Haki Bajrami. Ndërsa Durim Kelmendi akuzohet se nuk kallëzoi krimin.

Të dy këta shtetas u ndalen një ditë pas ngjarjes në Morine.

Ndërkohë kujtojmë se 70-vjeçarja dhe nipi i saj kanë marrë plagë të shumta në trup dhe aktualisht po marrin trajtim në spitalin e Vlorës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!