“Rama dhe Berisha në fokus të fushatës”, Haxhimali: Kandidatët duhet që të dinë funksionet e bashkisë, para premtimeve

schedule11:52 - 2 Maj, 2023

schedule 11:52 - 2 Maj, 2023

Eksperti i pushtetit vendor, Agron Haxhimali, këtë të martë ka qenë i ftuar në “Tirana Live”, me gazetaren Elisa Gjerani ku është shprehur se ajo që ka rëndësi në këto zgjedhje është se fokusi si gjithmonë nuk është te kandidatët por te kryeministri dhe kreu i opozitës.

Sipas tij secili kandidat para se të bëjë programit është se duhet ë dijë qartë funksionet e bashkisë, pasi nuk mjafton një program i shkruar dhe i parealizueshëm.

“Kjo fushatë është eklipsuar nga kryeministri dhe kryetari i opozitës që është e paprecedentë dhe nuk duhet që të ndodhë kështu por kur janë administrative e rëndësishme që është që të ndesheshin kandidatët dhe kryeministri të qëndronte në zyrë. I kam ndjekur por të shkruash nuk ka program, i kam parë me sy kritik, jam kritik ndaj të rinjve por më shumë ndaj atyre që rikandidojnë, të bësh një program nuk është e lehtë por minimalisht secili kandidat duhet që të lexonin ligjin dhe ta kishin të qartë funksionin që ka bashkia. Pasi flasin për përgjegjësinë e arsimit të kulturës, por këtu kanë ngelur kanalizimet që nuk ka asnjë program”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Haxhimali është shprehur se përsa i përket premtimeve të disa kandidatëve, ku si shembull është marrë transporti fals i premtuar nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, ka theksuar se qytetarët ta shikojnë nëse nuk realizohet ta rrëzojnë nga pushteti për 4 muaj dhe jo të presin 4 vite.

Ai gjithashtu ka theksuar faktin se janë bashkitë ato që duhet që të kuptojnë funksionalitetin e tyre, që në këtë rast është gjenerimi ekonomik dhe mundësitë për zhvillimin dhe hapjen e vendeve të punës.

“Transporti falas në shumë bashki është bërë si trendi për të lehtësuar parkimit, le ti japin qytetarët mundësinë që të shikojmë nëse do e bëjë dhe nëse jo atëherë të lërë vendin. Kandidatët duhet që të shikojnë mirë dhe qytetarët duhet që ti peshojnë mirë gjërat. Te taksat si mendoni është më mirë që ti mbledhim apo mos ti mbledhim fare. Shumë bashki kanë mungesë të ardhurash për shkak se nuk i mbledhin taksat,. Unë jam dhe kam qenë gjithmonë që të gjithë qytetarët të paguajnë taksat ddhe tarifat e bashkive. Ne duhet që ti vëmë me shpatulla për muri të gjithë ato që na gënjejnë.

A e dini që strategjia kombëtare e administrimit ka publikuar një element të rëndësishëm që ka qenë një dështim i bashkive që nga ’92 që është rigjenerimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës. Por pushteti lokal cilado bashki duhet që të ketë në fokus zhvillimin e biznesit dhe kjo nuk është ndonjë shpikje. Por ajo që ndodh me zhurmën që bëhet qoftë ose jo për të goditur kandidatët, duhet që të kemi parasysh faktin se në çdo bashki evropiane ka strategji për hapjen e vendeve të punës”, është shprehur ndër të tjera Haxhimali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!