Stuhia merr para makina dhe kamionë në SHBA, humbin jetën 6 persona

schedule09:42 - 2 Maj, 2023

schedule 09:42 - 2 Maj, 2023

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA ku një stuhi e fuqishme ere ka marrë para makinat duke shkaktuar vdekjen e 6 personave.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Interstate 55  në jug  të Illinois , ku si pasojë e studhisë janë përplasur shumë makina duke shkaktuar dhjetëra të plagosur dhe 6 viktima.

Sipas shefit të policisë së shtetit të Illinois, Ryan Starick ka theksuar se më shumë se 30 persona, nga mosha 2 deri në 80 vjeç, u trajtuan për lëndime që varionin nga të vogla deri në ato të rrezikshme për jetën.

“Shkaku i përplasjes është për shkak të erërave të forta që fryjnë në zonë dhe shpërthejnë pluhur nga fermat përgjatë autostradës, duke çuar në dukshmëri zero,” tha Starick.

Rreth 40 deri në 60 makina pasagjerësh dhe disa kamionë u përfshinë në aksident, i cili ndodhi pak pas orës 11 të mëngjesit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!